Rekord infektimesh nga COVID-19 në Fier, mes tyre 20 nxënës dhe mësues

Aktualitet
Rekord infektimesh nga COVID-19 në Fier,  mes tyre 20 nxënës dhe

Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Fierit janë infektuar me koronavirus 66 persona.

Mësohet se mes të infektuarve janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse 20 nxënës dhe mësues nga shkolla të ndryshme të qytetit.

Ndërkohë mësohet se ndër të prekurit ka dhe punonjës shëndëtsor sakaq një pjesë tjetër e të infektuarve janë në një kompani private e cila siç raportohet, ka dhe numrin më të lartë të të infektuarve.

Ditën e sotme në vendin tonë janë raportuar 6 humbje jete dhe 311 raste të reja.

Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri kanë vdekur 493 persona dhe janë infektuar 200,40 të tjerë.

ME TE LEXUARAT