Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Reduktimi i prokurorëve e oficerëve, prokuroria çel garën për punësimin e 13 oficerëve të rinj

Teksa numri i prokurorëve po reduktohet si pasojë e shkarkimeve nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit, gjatë kësaj kohe është konstatuar dhe një reduktim në organikën e Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Në 12 tetor 2020 Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të hapë konkurs për rekrutimin e 13 oficerëve gjyqësorë, të cilët do të shpërndahen në 7 prokuroritë e rretheve.

Më konkretisht në Vlorë, Korçë, Krujë, Dibër, Shkodër, Berat dhe Gjirokastër.

Volumi i madh i dosjeve dhe mbingarkesa e prokurorëve dhe OPGj-ve që janë ende në sistem, ka sjellë zvaritjen e shumë hetimeve ndaj Prokuroria e Përgjithshme, ka kapur konkursin për rekrutimin e 13 oficerëve të rinj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet