Përdori sistemin e raketave ruse S-400, SHBA paralajmëron sanksione ndaj Turqisë

Bota
Përdori sistemin e raketave ruse S-400, SHBA paralajmëron sanksione

Rreziku i vendosjes së sanksioneve nga SH.B.A. mbi Turqinë për përdorimin e sistemit raketor S-400 rus është duke u shqyrtuar, kështu është shprehur sot një diplomat i lartë amerikan.

“Ata vazhdojnë të duan S-400,” u tha gazetarëve Sekretari i Shtetit Clark Cooper .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sanksionet natyrisht po merren në konsideratë,” shtoi ai, ndërsa Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan konfirmoi javën e kaluar se Turqia kishte testuar sistemin e mbrojtjes S-400 më 16 tetor, të cilin Uashingtoni e konsideron të papajtueshëm me pajisjet e NATO-s.

Cooper sqaroi se Uashingtoni kishte informuar, që nga viti i kaluar, Turqinë, partnerin e saj strategjik dhe anëtar të NATO-s, se vija e kuqe që ajo nuk duhet të shkelte do të ishte aktivizimi i S-400 , të cilin Ankaraja e bleu në 2017, në një kontekst të qasjes së Moskës.

“Ne ia kemi bërë të qartë Ankarasë se testimi i S-400 do të ishte plotësisht i papranueshëm”, tha ai.

Sot, përpjekjet vazhdojnë të “bindin Turqinë të mos bëjë operative S-400 e tyre”, shtoi ai. “Lërini mënjanë, fikini. Por mos i përfshini ato për t’i bërë funksionale “.

Diplomati amerikan theksoi se Uashingtoni kërkon të shmangë një përçarje me Turqinë.

“Ne sigurisht po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që Turqia të qëndrojë në kampin perëndimor. Përjashtimi i Turqisë nuk do të ishte në interesin e askujt përveç Rusisë”, përfundoi ai.

ME TE LEXUARAT