Panik tek Ura e Kullës në Londër, mbyllet për një orë nga autoritetet

Bota
Panik tek Ura e Kullës në Londër, mbyllet për një

Ura e Kullës (Tower Bridge) është mbyllur në orën 11:45 të paraditës pasi një person kishte hipur në një nga barrierat mbajtëse të saj duke krijuar panik në zonë nga frika se mos hidhej dhe vriste veten.

Në vend ngjarje erdhën menjëherë forcat e policisë të cilët mbyllën urën nga të dyja anët dhe shkuan për të ndihmuar personin, i cili ishte ngjitur në një nga barrierat e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një oficer policië deklaroi se kishin të bënin më një person të ngjitur në strukturën e kullës dhe u tha qytetarëve të bënin durim për hapjen e urës.

“Tower Bridge aktualisht është i mbyllur ndërsa kemi të bëjmë me një person që është ngjitur në strukturë,” u shpreh ai.

Pas zbritjes së sigurtë të personit nga ura, policia e hapi prap atë në orën 12:25.

Sipas mediave vendase nga situata e krijuar ende nuk është e qartë se cilat ishin arsyet që e çuan personin në fjalë të bëj atë veprim.

ME TE LEXUARAT