Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pandemia kërcënon ekonomine shqiptare, përjashtohet skenari i mbylljes

Pandemia mbetet kërcënimi më I madhe I buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm, e cila do të përkthet në mos realizmin e mbledhjes së të ardhurave, e për rrjedhojë vihen në pikpyetje realizimi I treguesve të tjerë të parashikuar. Në treguesit e hartuar për prjektbuxhetin e vitit 2021, qeveria nuk reflekton mbyllje të ekonomisë, por rritja e rasteve kohët e fundit mbetet një kërcënim real.

Nëse do të flasim për rrisqet, padyshim pandemia është e para, kohëzgjatja e saj mbetet kërcënimi kryesor. –tha Anila Denaj minister e financave

Por edhe sikur pandemia të vihet nën kontroll, financat kërcënohen edhe nga dy faktorë të tjerë, që do të transferohen nga 2020. Për shkak të krizës bizneset do të kenë probleme me likuiditetin, cka do të thotë do të mungojnë kontratat e reja, apo zgjerimi I aktivitetit në disa sektorë, ndërsa faktori I dytë është mospagesa në kohë e detyrimeve tatimore. Këto rrisqe për ministrinë e financave kanë një kosto.

Për të tre këto rrisqe, ne mendojmë se efekti në të ardhura të buxhetit të shtetit do të jetë tek 10-11 miliard lekë.

Sipas ministrisë, skenari me I keq ai I mbylljes si në pranverë, nuk pritet të përsëritet, por do të ketë pezullim të shpenzimeve që do të konsiderohen si jo të nevojshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet