Njoftim tragjik nga Dibra, inxhinjeri me dy minatorët humbin kontaktet, janë bllokuar në galeri

Aktualitet
Njoftim tragjik nga Dibra, inxhinjeri me dy minatorët humbin kontaktet,

Një njoftim i trishtë vjen nga qyteti i Dibrës, ku një shtetas ka njoftuar në polici humbjen e kontakteve të inxhinierit dhe dy minatorëve në minierën "Balgjaj" në Selishtë, të Dibrës.

Policia njofton se telefonata është marrë rreth orës 18:15, dhe se grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të gjetur vëllain e telefonuesit, shtetasin I.H rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere së bashku me dy punëtorët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Datë 28.10.2020, rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve."-njofton policia.

ME TE LEXUARAT