Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Naftëtarët: Duam një zgjidhje të shpejtë! Rama: Dilni nga greva dhe të bisedojmë!

Naftëtarët shprehen të vendosura për të mos hequr dorë nga greva. Në ditën e 14 të grevës së aurisë, ato shprehen se kërkesa e tyre është legjitime pasi po kërkojnë djersën e tyre dhe jo lëmoshë, teksa kërkojnë një zgjidhje të shpejtë.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama këmbëngul që është gati për t’u ulur në bisedime sapo të dalin nga greva, teksa theksoi se po punojnë për të gjetur investitor seriozë që të rindezin rafinerinë.

“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria.

Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet