Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Maqedonia e Veriut zhvillon Konferencën e parë ndërqeveritare, ministri gjerman: Me Shqipërinë kur të plotësojë kushtet

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka njoftuar ditën e sotme se Maqedonia e Veriut do të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në në muajin dhjetor.

Sipas tij konferenca do të mbahet brenda presidencës gjermane. Ndër të tjera ai tha se do të zhvillojë një konferencë të tillë edhe me Shqipërinë vetëm nëse kjoe fundit plotëson kushtet.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Të rinjtë, migracioni dhe sfida demografike në Ballkanin Perëndimor”, Ministri gjerman e vuri sërish theksin tek Maqedonia e Veriut, ku ndër të tjera është shprehur se Gjermania mbështete shoqëritë e hapura, ku të gjithë njerëzit mund të prosperojnë pavarësisht nga gjinia ose orientimi i tyre seksual.

“Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane.

Dhe – nëse kushtet do ta lejojnë – edhe me Shqipërinë. Zonja dhe zotërinj, në krye, përmenda gruan e re që takova në Shkup.

Atë, që më tha se të gjithë të rinjtë që besojnë në një të ardhme, po largohen drejt BE-së.

Po sikur t’i tregonim asaj se kjo e ardhme është një e ardhme e përbashkët?

Se fatet tona janë të ndërlidhura, jo vetëm nga gjeografia, por edhe nga zgjedhja jonë.

Se ndajmë vërtet të njëjtat vlerat. Dhe se ne mbështesim shoqëritë e hapura, ku të gjithë njerëzit mund të prosperojnë – pavarësisht nga gjinia ose orientimi i tyre seksual, përkatësia e tyre etnike, kombëtare ose fetare.

Mendoj se kështu do të mund ta bindnim atë për të ndërtuar një të ardhme në vendin e saj.

Në Maqedoninë e Veriut. Në Ballkanin Perëndimor. Në zemër të Evropës”- theksoi ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet