Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lufta Armeni-Azerbajxhan/ Gazetarët shikojnë vdekjen me sy, raketa i afrohet makinës

Një grup gazetarësh të Euronews, janë rrezikuar së tepërmi pasi një raketë armene, për pak sa nuk ra mbi makinën që ato po udhëtonin.

Gazetarët po qëndronin brenda në makinë, në momentin që mbi qiell vërshoi një raketë gjigante, e më pas ra shumë pranë automjetit.

Për fat të mirë, asnjë nga gazetarët nuk është lënduar, ndërsa makina pësoi disa dëme të lehta.

Kujtojmë që fuqitë e mëdha janë duke tentuar të bindin dy palët në konflikt, Armeninë dhe Azerbajxhanin, të ndërpresin luftimet dhe të ulen në tavolinë, për të diskutuar për një zgjedhje paqësore

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet