Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kodi Zgjedhor, eurodeputeti gjerman: Shumë i shqetësuar që votimi bëhet nesër

Eurodeputeti gjerman, David McAllister ka reaguar ashpër pas vendimit të mazhorancës shqiptare për të votuar nesër ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në një postim në Twitter, eurodeputeti shkruan se ndryshimet e njëanshme kushtetuese mund të bëjnë që zgjedhjet e 25 prillit 2021 të jenë joproduktive.

“Shumë i shqetësuar që, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë është caktuar të bëhet ditën e nesërme.

Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të ngulitin më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit”, shkruan eurodeputeti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet