Khloe Kardashian infektohet nga koronavirusi: Jam izoluar, kam dhimbje të tmerrshme

Showbiz
Khloe Kardashian infektohet nga koronavirusi: Jam izoluar, kam dhimbje të

Motra e Kim Kardashian Khloe Kardashian është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur ajo në një video që ka postuar në rrjetet sociale, ku dhe ka treguar simptomat me të cilat po përballet.

Ajo thotë se tashmë ëhtë izoluar ndërkohë ka marramëndje, të vjella dhe dhimbje koke.

“Sapo zbulova se kam koronavirus. Jam i izoluar në dhomën time. Do të jem mirë, por kam qenë shumë keq që prej dy ditësh.

Në përgjithësi vuaj nga migrena, por kjo ishte dhimbja e kokës më e tmerrshme që kam pasur ndonjëherë. “ tha Khloe pasi ka marrë përgjigjen e testit.

ME TE LEXUARAT