Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Ka ende kohë për reflektim”, Meta pas mesazhit të eurodeputetit: E falenderoj për angazhimin e tij

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së eurodeputetit gjerman, David McAllister, i cili shprehte shqetësimin për votimin e Kodit Zgjedhor nga mazhoranca nesër.

Presidenti Meta ndërsa ndan në Facebook mesazhin e McAllister, shkruan se ai bëri çdo gjë që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese.

“E falënderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme.

Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën.

Ka ende kohë për reflektim! 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet