Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘Gylenisti’ Selami Simsek padit Drejtorinë e Azilit: Shfuqizoni vendimin!

Shtetasi turk Selami Simsek po bën të gjithë përpjekjet për të ndalur çdo tentativë të mundshme të autoriteteve shqiptare për ta dëbuar drejt Turqisë, sikurse ndodhi me mikun e tij, Harun Çelik.

Mësohet se Simsek ka paditur Drejtorinë e Azilit në Ministrinë e Brendshme, ndërsa ka kërkuar pezullimin e procedurës për depërtimin e tij. Në kërkesën e tij, shtetasi turk, i cilësuar nga autoritetet turke si ‘gylenist’, ka kërkuar që të shfuqizohet vendimi i Drejtorisë së Azilit si dhe përfitimin e azilit politik, që u dha në 2 korrik. Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë argumentoi në vendimin e saj se Simsek nuk përmbush kriteret si azilkërkues.

Selami Simsek po mbahet prej 9 marsit në Qendra e Mbyllur në Karreç dhe këmbëngul para autoriteteve shqiptare të shfuqizohet vendimi që i refuzon azilit dhe të pranohet kërkesa e tij pasi jeta e tij është në rrezik nëse dëbohet drejt Turqisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet