Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjykata shpall dënimet për të akuzuarit e dosjes “339/1”, rrëzohet akuza e “grupit kriminal”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, ku në perfundim të gjykimit ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkepunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryer nga grupi i strukturar, akuza këto të parashikuara nga Neni 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar më herët të pandehurve do t’i ulet një e treta e dënimit.

Të pandehurit janë dënuar përkatësisht:
1. Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.
2. Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.
3. Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.
4. Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5,4 vite burgim.
5. Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,4 vite burgim.
6. Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5 vite burgim.
7. Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se në këtë gjykim edhe kampioni i botës në mundje, Elis Guri është dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve me 7 vite burgim, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim.

I kontaktuar mbrojtësi i Gurit, Av. Arbër Hoxha u shpreh se vendimi është i pambështetur në ligj dhe në prova, ku brenda afatit ligjor do kundërshtohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku do të kërkojmë deklarimin e pafajshëm të të mbrojturit prej meje./news24

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet