Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

COVID-19/ Bilanc tragjik në Greqi, 10 humbje jetë dhe 1547 të infektuar në 24 orë

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë bërë me dije se 10 persona kanë humbur jetën dhe 1,547 janë regjistruar të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit.

Qytetet me të infektuara janë Atika me 419, Selaniku me 384, Serra me 159, Larisa me 58 dhe Janina me 51.

Gjithashtu nga rastet e reja 52 janë regjistruar me Covid në testet e bëra gjatë pikave kufitare hyrëse.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve grek që të respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së infektimit.

Që nga dita e nesërne qyteti i Atikës, Selanikut dhe Serrës do të vihen në shtet-rrethim pasi janë raportuar një shtim i jashtëzakonshëm i rasteve te reja me Covid.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë regjistruar 34,299 ndërsa 603 persona kanë humbur jetën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet