Antisemitizmi, Rama ndan historinë e dy vëllezërve shqiptarë: U dorëzuan te gjermanët

Politikë
Antisemitizmi, Rama ndan historinë e dy vëllezërve

Kryeministri Edi Rama ndau me të pjesëmarrësit në Konferencën Kundër Antisemitizmit një histori të dy vëllezërve shqiptarë që përgjatë luftës së Dytë Botërore, shpëtuan një familje hebreje.

Rama tha se këta dy vëllezër, u dorëzuan tek gjermanët duke u shtrirur ata si hebrenj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Teksa flas e ndjej që është një privilegj i vërtetë, sepse unë përfaqësoj Shqipërinë, një vend i vogël por mëshirimi i një shembulli të madh, i mbrojtjes së hebrenjve dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm që ushqehet nga urrejtja kundër Izraelit.

Në rrjedhën e qindra viteve, pa parë thellë në histori mund të konfirmojmë se hebrenjtë, peripecitë e jetës i sollin në vendin tonë, u kthyen në gur i çmuar në kulturën tonë.

Shqiptarët e kanë parë bashkësinë hebraike si dritën e syve, nëse mund të citoj një shprehje biblike.

Shqipëria u kthye në vendin ku komuniteti hebre u njoh ligjërisht me besimin dhe të drejtat për të ushtruar besimin, dhe Shabati ishte i garantuar si një e drejtë me ligj për çdo hebre.

Kjo u pa edhe gjatë luftës së parë Botërore, se çfarë hebrenjtë do të thonin për shqiptarët, kur familje të zakonshme vunë jetën në rrezik për të ndihmuar hebrenjtë.

Ishin myslimanë, ishin të krishterë. Ka episode të pabesueshme kjo periudhë.

Doja të sillja episodin e dy vëllezërve që strehuan një familje të madhe hebreje dhe u dorëzuan tek nazistët dhe përfunduan në kamp përqëndrimi dhe duke dhënë identitet të rremë pretenduan se ishin ata hebrenjtë që nazistët kërkonin.

E tashmja gjithashtu vlen shumë për ne”,-tha Rama.

ME TE LEXUARAT