Vritet një tjetër afro-amerikan, shpërthejnë protesta të dhunshme në SHBA

Bota
Vritet një tjetër afro-amerikan, shpërthejnë protesta

Protesta të dhunshme kanë nisur sërish në SHBA, kjo pasi një policë ka vrarë afro-amerikanin.

Sipas mediave të huaja polici i cili ka vrarë personin me ngjyrë ka thënë se ai ishte i armatosur me thikë.

Mësohet se i vdekur ka mbetur Walter Wallace, sakaq në vend kanë shpërthyer protesta të dhunshme ku si pasojë katër policë janë plagosur.

Mësohet se 27-vjeçari që mbeti i vrarë, u ishte afruar dy policëve të cilët i drejtuan armët pasi e paralajmëruan atë të hidhte nga dora thikën.

Më pas policët qëllojnë disa herë duke e lënë të vdekur të riun.

Është e dyta herë që populli amerikan ngrihet në këmbë kundër racizmit pasi disa muaj më parë vendi u përfshi nga protesta masive duke qenë se një polic vrau në mënyrë barbare afrikano-amerikanin 46-vjeçar George Floyd.

ME TE LEXUARAT