Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasje makabër e dy të moshuarve në Greqi, në kërkim një shqiptar

GREQI – Një shqiptar është shpallur në kërkim për një vrasje makabre të dy të moshuarve në ishullin e Kretës në Greqi.

Policia po heton mbi vrasjen e një çifti të moshuar 82-vjeç dhe 79 vjeç të cilët u gjetën të pajetë në 2 banesa të ndryshme.

Fillimisht u gjet gruaja 79-vjeçare në banesën e saj në zonën e Pasakaki të Chania pas shqetësimit të vajzës së saj e cila tha se nuk e ëma nuk i hapte telefonin.

E moshuara u gjet pa shenja jete, ku sipas hetimit të policisë, një person e kishte mbytur atë me shami.

Ndërkohë në një shtëpi tjetër shumë pranë banesës së gruas, u gjet dhe bashkëshorti i saj 82-vjeçar, trupi i të cilit u gjet në një valixhe.

Mediat greke shkruajnë se për këtë vrasje të dyfishtë është i dyshuar një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet