Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Varhelyi nuk i ndahet Ramës: Do të ishte e matur që të prisje opinionin e Venecias

Komisioneri për zgjerimin në BE Oliver Varhelyi ka reaguar sërish për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku i kujton Ramës se do të ishte e matur që të priste opinionin e Venecias para rivotimit në Kuvend.

Varlehyi e mbyll postimin e tij në twttier, duke thënë që “Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”. Rama tha dje se ai e mirëpret vendimin e Komisionit të Venecias, por nuk do e presë opinionin e saj për rivotimin e Kodit në Kuvend.

Varhelyi:

I kënaqur që Kryeministri Edi Rama mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur në Korrik. Prandaj do të ishte e matur të presim opinionin e Venecias para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021.

Ishte presidenti Meta ai që e çoi gjatë ditës së djeshme ndryshimin e Kodit Zgjedhor, dhe kërkoi opinion urgjent duke shtruar dhe disa pyetje.

Presidenti i Republikës, pas paraqitjes së një kërkese zyrtare të Opozitës së Bashkuar dhe në funksion të shmangies së një krize tjetër zgjedhore në Shqipëri, për të kontribuar në legjitimitetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor, me qëllim që të sigurohen standardet minimale ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme, veçanërisht në një situatë ku sistemi i kontrollit dhe balancës është totalisht jofunksional, i prirur drejt autoritarizmit, po u drejtohet praktikave të mira të Komisionit të Venecias me një kërkesë për të dhënë në kushte urgjente një Opinion për pyetjet e mëposhtme:

A mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore, veçanërisht rregullat në lidhje me transformimin e votave në mandate midis konkurrentëve, pasi të ketë filluar procesi zgjedhor, dhe vetëm 6 muaj para datës së zgjedhjeve? Sa e rëndësishme është qëndrueshmëria e legjislacionit zgjedhor dhe njohja e ligjit nga konkurrentët zgjedhorë mjaftueshëm kohë përpara zgjedhjeve, për vet cilësinë dhe besueshmërinë e zgjedhjeve?

Nëse rregullat, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me transformimin e votave në mandate midis konkurrentëve, ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë afër datës së zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojnë avantazh për partinë që ka paraqitur ndryshimet, a dëmtojnë ose ndikojnë këto ndryshime parimet e qëndrueshmërisë së ligjit, sigurisë juridike dhe rregullave të barabarta të lojës (konkurrimit), të cilat janë kyçe për të përmbushur angazhimet e OSBEsë për zgjedhje demokratike? A e komprometojnë këto ndryshime procesin zgjedhor ? A e 5 Neni 64 i Kushtetutës i ndryshuar më 30 korrik 2020, që vendosi një prag kombëtar. 10 kompromentojnë ato gjithashtu stabilitetin politik nëse bëhen në kundërshtim me konsensusin e 24 janarit dhe 5 qershorit të arritur nga shumica e partive politike?

A shkelet përfundimisht parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla në ligjin zgjedhor të miratuara njëanshmërisht dhe me nxitim bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese funksionale e cila mund të kontrollojë pajtueshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut?
Ndërsa ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor të 30 korrikut dhe 5 tetorit nuk ishin pjesë e rekomandimeve të hershme të OSBE/ODIHR për Shqipërinë, a është procedura urgjente një motiv i ligjshëm për të justifikuar ndryshimet e njëanshme nga një Parlament i kontestuar, që nuk ka kuorumin kushtetues prej 140 deputetësh? A kishte ndonjë nevojë shtrënguese sipas standardeve ndërkombëtare për t’i modifikuar ato në mënyrë të njëanshme?

A është dispozita e futur rishtazi në Kodin Zgjedhor, për të drejtën e Kryetarit të një partie politike për të kandiduar në 4 qarqe zgjedhore, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe veçanërisht me parimin e mos-diskriminimit midis kandidatëve dhe votuesve?

A e pengojnë rregullat aktuale në fuqi6 , për mbledhjen e votave dhe shndërrimin e tyre në mandate midis konkurrentëve, veçanërisht ato në lidhje me koalicionet zgjedhore dhe formulën përkatëse për ndarjen e mandateve, futjen e listave të hapura për përzgjedhjen e kandidatëve nga votuesit? Në rast se legjislacioni miraton listat e hapura, ndërsa mekanizmi ekzistues i koalicioneve zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve për koalicionet mbeten ashtu siç janë aktualisht në fuqi, a do të ishte legjislacioni përkatës shqiptar në përputhje me angazhimet e OSBE-së?

A i dëmton të drejtat e partive politike dhe elektoratit të tyre, imponimi i njëanshëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në lidhje me koalicionet parazgjedhore për të kandiduar me një listë unike? (vota e barabartë e kandidatëve të partive të ndryshme politike brenda një koalicioni; e drejta e përfaqësimit ligjor për të mbrojtur interesin e tyre gjatë procesit zgjedhor; e drejta për kohën e transmetimit dhe qasja në media; e drejta e përfaqësimit në komisionet vendore zgjedhore; e drejta dhe transparenca e financimit)?

Duke patur në konsideratë situatën, cila do të ishte një zgjidhje e pranueshme për të siguruar një proces zgjedhor në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet europiane për zgjedhje demokratike dhe të dakordësuara nga të gjithë aktorët kryesorë politikë dhe subjektet zgjedhore, në mënyrë që të shmanget një krizë tjetër zgjedhore dhe politike? 6 Dispozitat mbi koalicionet që ishin në Kodin Zgjedhor para miratimit të ndryshimeve më 5 Tetor 2020.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet