Skandali në El Clasico, del biseda e gjyqtarit: ”Nuk ishte penallti”...!

Sport
Skandali në El Clasico, del biseda e gjyqtarit: ”Nuk ishte

Real Madrid mundi Barcelonën 3:1 në fundjavë në ”Camp Nou”, por ajo perballje ka lene pas disa hije dyshimi.

“Mbretërit” arritën të marrin një fitore të rëndësishme dhe t’i japin fund rezultateve të këqija, por pas ndeshjes, më i përfoluri është gjyqtari kryesor Martinez Munuera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Munuera u gjend në qendër të kritikave për shkak të penalltisë që i dha Real Madridit në mes të pjesës së dytë. Ai tregoi pikën e bardhë sepse mendoi se Lenglet po e tërhiqte Ramos mjaftueshëm për të marrë atë vendim, përcjell lajmi.net.

Munuera e mori vendimin pasi shqyrtoi regjistrimin e VAR. Sot, spanjollët njoftuan se u shfaq audioja e bisedës midis Munuera dhe njerëzve në dhomën VAR nga ai moment.

Asistente e VAR ishte Maria Sanchez Martinez e cila i tha Munueras që të mos gjykojë një penallti sepse nuk ka elementë të mjaftueshëm për një vendim të tillë. Por më pas ai vendosi të akordojë një penallti pa dëgjuar kolegët e tij.

Një nga ndihmësit në fushë i sugjeroi gjithashtu Muneras që në atë situatë ishte Ramos ai që bëri faull, jo Lenglet. Sidoqoftë, Munera i injoroi ata dhe mendoi se duhet të kishte një penallti.

ME TE LEXUARAT