“S’ka detyrë më të rëndësishme se rritja e testimeve”, Basha: Nuk mund ti iket kësaj krize

Politikë
“S’ka detyrë më të rëndësishme se rritja e

TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur disa herë sot kërkesën për rritjen e testimeve për koronavirusin. Në konferencën e radhës me mediat, kreu i PD deklaroi se rritja e testimeve është detyra më e rëndësishme sot.

Basha e cilësoi kryeministrin Edi Rama armik të qytetarëve dhe tha se e ka shmangur për një kohë të gjatë këtë cilësim por se sot nuk ka fjalë tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Hapi i parë rritja e testimeve. Sot që duket sikur infektimet janë jashtë kontrollit nuk ka detyrë më të rëndësishme se rritja e testimeve. Prej muajsh kam kërkuar që numri minimal i testimeve të jetë 2500.

Nuk mund ti iket kësaj krize, nuk mund të fshihesh pas gishtit dhe as të shpikësh justifikime apo shashka propagandistike për të dhënë një përgjigje të thjeshtë pse nuk rritet numri i testimeve.

Sot një pagesë 3 milion euro nga thesari për një kontratë me kosto dyfishe për PPP-në në rrugën e Arbrit. 1.5 mln euro i janë zhvatur dje shqiptarëve. Sa maska mund të bliheshin për të mbrojtur personelin shëndetësor, sa teste mund të bliheshin dhe administroheshin për të mos ardhur në këtë pikë e cila do përkeqësohet.

me mosveprimin nuk kemi të bëjmë me një qeveri të papërgjegjshme por një armik të shëndetit dhe jetës së shqiptarëve. Një armik të interesit publik të shqiptarëve. Në këtë betejë provohet dhe njëherë që koronavirusi është armiku numër dy i shëndetit të njerëzve sepse armiku numër një është kryeministri. Vetëm një armik i popullit të vetë mund t’ia lejojë vetes që 5 javë pse ka mbi tavolinë një plan të vazhdojë të shpërdorojë dhe të vjedhë dhe të mos japë asnjë llogari pse nuk rrit numri e testimeve.

Kjo nuk është papërgjegjshmëri por t’iu hapësh luftë qytetarëve të tu, t’u marrësh taksat dhe tua vjedhësh.

Ju e dini që unë e kam shmangur për një kohë të gjatë etiketimin e kundërshtarit si armik por sot nuk kam asnjë fjalë tjetër. Armiqësi e hapur me qytetarët e tij me interesat e qytetarëve. Është peng i mafies. Edhe sot numri i testimeve do mbetet më i ulëti në Europë. 100 mijë të shpunësuar nuk do kenë me çfarë të blejnë bukën sot dhe do zhyten dhe më thellë në borxh”, deklaroi Basha.

ME TE LEXUARAT