"Sapo zbriti nga avioni", arrestohet në Rinas ish-drejtori i OST Klodian Gradeci, AKUZAT

Aktualitet
"Sapo zbriti nga avioni", arrestohet në Rinas ish-drejtori i OST

Ish-drejtori i OST, Klodian Gradeci, eshte arrestuar gna policia pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit të zyrtarëve të AKBN-së në skemën e mashtrimit të puseve të naftës.

Policia tha se Gradeci u arrestua dje në Rinas, pas kthimit nga Truqia. Ai ka mbajtur detyren e Drejtorit të Hidrokarbureve në AKBN në kohën kur janë konstatuar shkeljet, se "Phoenix Petroleum", e cila është në pronësi të Isuf Berberi dhe Naim Kasa, me marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte në vend, por nuk ka investuar sipas marrëveshjes, dhe ky skandal i ka shkaktuar shtetit rreth 1.5 milionë dollarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shoqëria ne fjale ka paraqitur në AKBN, tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane ‘Black Swan Energy Service’.

"Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", njofton policia.

Biznesmeni Isuf Berberi, i cili është i përfshirë edhe në biznesin e hidrokarbureve, ka udhëtuar ditën e hënë nga Tirana drejt Turqisë.

Prokuroria e Tiranes ka deklaruar se punonjësit e AKBN të arrestuar, Denis Durrësi, Qani Hoxha dhe Rezarta Qose Sulejmani, si dhe ish-drejtori i OST-së Klodian Gradeci, kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

ME TE LEXUARAT