Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Riatdhesimi i 4 fëmijëve nga Siria, Rama premton nga Rinasi: Do të kthejmë dhe pjesën tjetër në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama pak pas mbërritjes në Rinas bashkë me 4 fëmijët e riatdhesuar nga kapmi Al-Hol në Siri drejt vendit tonë, u ndal në një konferencë për mediat.

Kreu i qeverisë tha se tashmë është krijuar baza dhe se do të vijojë faza tjetër për të kthyer në Shqipëri pjesën tjetër të shqiptarëve të bllokuar në atë kamp.

“Është një arsye e pazakonshme. Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar. Sidoqoftë të suksesshëm dhe ajo që është edhe më e rëndësishme është se tanimë kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjetër janë identifikuar. Janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve dhe intervistave. Dhe besoj se më herët dhe vonë do të kthejmë dhe pjesën tjetër në Shqipëri.”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet