Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Presidenca i përgjigjet Ballës: Dëgjojeni thirrjen e Europës, boll e morët peng vendin

Presidenca u është përgjigjur fjalëve të kreut të grupit parlamentar të Partisë Soicaliste, Taulant Balla, i cili tha se nuk duhet humbur asnjë moment për të vijuar me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përmes një postimi, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, i bën thirrje Ballës për reflektim, deri të enjten, ditë kur ndryshimet kalojnë sërish në Kuvend.

Sipas Blushit, maxhoranca duhet të ndalë së marrëri peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri në enjten! Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës! Dëgjojeni edhe ju! Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!”– shkruan Balla.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet