Nuk i mbijetoi dot koronavirusit, humb jetën mjeku nga Lushnja

Aktualitet
Nuk i mbijetoi dot koronavirusit, humb jetën mjeku nga Lushnja

Muharrem Xhepexhiu, mjeku nga Lushnja ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të koronavirurusi.

Nuk dihet nëse 64-vjeçari, kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Xhepexhiu është një nga 7 viktimat e raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë.

Ditën e sotme kanë ndërruar jetë dhe dy punonjëse të bluzave të bardha si pasojë e Covid-19.

Sot vdiq 50-vjeçarja Majlinda Ilirjani, e cila punonte si mami në spitalin e Elbasanit, dhe Mimoza Toska Zoraqi, specialistja e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

ME TE LEXUARAT