Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kryemadhi i përgjigjet Ramës dhe i bën ‘tag’: Presidenti është i të gjithëve, unë kam hallin e të rinjve

TIRANË
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama po përmes Instagramit. Në një video në Story, ku madje edhe e etiketon (tag), Kryemadhi deklaron sa i përket Kodit Zgjedhor me ndryshimet e maxhorancës se opozita e Bashkuar fut në parlament 100 deputetë.

Por sa i përket Presidentit dhe kundërshtive, ajo thekson se është i të gjithë shqiptarëve dhe do të përfaqësohen në parlamentin e ardhshëm të gjitha partitë e reja dhe individët që duan.

“Presidenti është i të gjithëve, i gjithë shqiptarëve dhe do të përfaqësohen në parlamentin pas 25 prillit të gjitha partitë e reja që duan të krijohen apo dhe dhe individë të tjerë prandaj kërkon që Kodi Zgjedhor të mos jetë ky që ke miratuar ti, ndërsa unë Monika Kryemadhi jam kryetare e LSI-së, kam hallin e të rinjve dhe të rejave, kam hallin për të krijuar figura të reja në LSI që të krijojmë hapësira të reja për të rinjtë dhe të rejat brenda LSI-së dhe me Kodin e ri Opozita e Bashkuar bashkë me LSI-në fusin rrumbullak 100 deputetë në parlament. Meqenëse ti nuk lejon komente po të bëj tagg”, deklaron Kryemadhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet