Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Komisioni i Venecias pranon kërkesën e Presidentit Meta për Kodin Zgjedhor: Do të shqyrtohet në dhjetor

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta për të shqyrtuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përmes një letre, Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka lajmëruar Presidentin Ilir Meta se pas thirrjes urgjente të këtij të fundit, është vendosur që të merren nën shqyrtim ndryshimet.

Në letër, shkruhet se nuk do të ndiqet procedura urgjente, duke qenë se nuk ka kohë, pasi të enjten është seanca e radhës plenare.

“I nderuar Z. President, Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesi i ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë

”Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, në dritën e kohës së shkurtër të mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetin e çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente.

Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor.

Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR.

Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias. Juaji me besnikëri, Gianni Buquicchio,“- thuhet në letër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet