Ishte infektuar me COVID-19, ndërron jetë mamia nga Elbasani

Aktualitet
Ishte infektuar me COVID-19, ndërron jetë mamia nga Elbasani

Një tjetër humbje jetë me COVID-19 është shënuar ditën e sotme.

Mësohet se Majlinda Ilirjani, 50 vjeç, mami nga Elbasani ka ndërruar jetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Majlinda Ilirjani ushtronte profesionin e mamisë, me eksperiencë 30 vjeçare.

Ky lajm i hidhur është bërë me dije përmes një postimi të Urdhrit të Infermierëvë në Shqipëri.

"Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani.

Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta", shkruhet në postim.

ME TE LEXUARAT