Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ishte infektuar me COVID-19, ndahet nga jeta prifti i parë në Shqipëri

At, Todi Jovani ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare për shkak të COVID-19, i pari prift që humb betejën me pandeminë në vendin tonë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Bashkisë së Pogradecit e cila i shpreh ngushëllimet për vdekjen e At Jovanit.

“U prehsh në paqe At Todi Jovani!

Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta të At Todi Jovanit në moshën 71-vjeçare duke luftuar COVID-19.

Bashkia Pogradec dhe Kryetari z.ILir Xhakolli shprehin ngushëllimet e sinqerta për familjen mbi këtë largim të parakohshëm të njërit prej predikuesve të paqes dhe dashurisë në qytetin tonë.

Qofsh i parajsës!”-shkruhet në njoftimin e Bashkisë Pogradec.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet