Infektohen me COVID-19 ministrja e Arsimit në Greqi dhe bashkëshorti i saj

Bota
Infektohen me COVID-19 ministrja e Arsimit në Greqi dhe bashkëshorti i

Ministrja e Arsimit në Greqi Niki Karameos është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë vetë të ditur në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ku ka thënë se është asimptomatike.

Po ashtu ajo bën të ditur se nga sëmundja vdekjeprurëse është prekur dhe bashkëshorti i saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç deklaroi ajo, ata të dy po ndjekin këshillën e ekspertëve dhe janë në vetë-karantinë.

Në Greqi që prej fillimit të pandemide deri më tani janë infektuar 32,752 persona dhe kanë humbur jetën 593 të tjerë. Ndërkohë në gjendje kritike për jetën janë 102 pacientë.

ME TE LEXUARAT