Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“I ka vrarë frika më shumë se ushqimi”, daja i Endri Dumanit: Ishin në ankth u vra ky e ai

Daja i Endri Dumanit, Xhetan Ndregjoni, djalit që sot u kthye nga Siria përmes një operacioni të Antiterrorit, deklaroi se fëmijët në kampin Al Hor më shumë i ka vrarë frika sesa mungesa e ushqimit.

Babai i Alvin Berishës: Fëmijët atje kanë luajtur , nuk kanë pasur çfarë të bëjnë.

Kanë qenë 1 vit e gjysmë në kamp dhe kanë parë gjithçka, por një fëmijë e kalon situatën shpejt.

Nuk ka frikë e ankth. Në fillim ishte pak problem, por tani luan dhe është mirë.

Alvini atje ka qenë i plagosur, ka qëndruar pak kohë në gjendje kome e pastaj e ka marrë veten.

Daja i Endri Dumanit, Xhetan Ndregjoni: Ka ndryshim, edhe pak orë sa ka ardhur. Ai qesh, ndihet më mirë.

Ata më shumë i ka vrarë frika se ushqimi. Ata kanë qenë në ankth, që u vra ky e u vra ai.

Kanë thënë se Eva nuk ka dashur vetë të vijë dhe kjo është e pavërtetë. Ata të trembur dhe të mbaruar janë.

Më mirë do të ishte që media të hynte aty dhe të thoshte a ka shqiptarë këtu e do mblidheshin”, deklaroi Ndregjoni.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet