Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Horoskopi per diten e sotme, 27 tetor 2020

Dashi
Keni dëshirë të shpenzoni para dhe të argëtoheni me miqtë, por kujdes sepse buxheti juaj financiar mund të dalë jashtë kontrollit. Keqkuptimi mes jush dhe partnerit tuaj mund të sjellë një situatë të pakëndshme.

Demi
Duhet te shmangni konfliktet pasi mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj. Mund ta gjeni veten në një situatë shumë emocionuese. Natyra juaj e çiltër do të gëzojë njerëzit rreth jush. Mos u mbështesni te të tjerët për të kryer detyrat tuaja.

Binjakët
Gjatë ditës së sotme do të keni mundësi të përfundoni edhe disa detyra, të cilat keni kohë që i keni lënë pezull. Besimi në vetvete do të jetë i lartë dhe performanca juaj në punë do të jetë më e mirë seç prisnit.

Gaforrja
Motivimi do t’ju rrisë besimin në vetvete dhe fleksibilitetin. Progresi i ngadaltë në punë do t’ju shkaktojë pak tension. Sa i përket jetës martesore, do të kaloni momente fantastike.

Luani
Kujdes me planet e investimit. Një lajm i mirë i papritur nga disa të afërm të largët do t’ju lumturojë ju dhe familjen tuaj. Partneri/ja do të jetë entuziast për planet tuaja të reja.

Virgjëresha
Lajme te mira nga financat fale fitimeve të papritura. Ka gjasa të nisni një marrëdhënie të re romantike, e cila do të zgjasë. Në mbrëmje do të përjetoni një situatë që do t’ju mbajë paksa të tensionuar.

Peshorja
Divergjencat në mendime mund të shkaktojnë irritim për ju. Ka gjasa që sot të takoni një person të cilin e shihni rrallë. Do të jeni në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme, teksa dikush do t’ju shprehë mirënjohjen për ndihmën që i keni dhënë.

Akrepi
Puna juaj do të vlerësohet dhe do të sjellë rezultate. Idetë e reja do të jenë produktive në aspektin profesional. Bëni kujdes me dietën dhe kontrolloni peshën tuaj.

Shigjetari
Ata që vuajnë nga tensioni duhet të bëjnë kujdes. Rritja e të ardhurave do t’ju çojë drejt disa blerjeve të rëndësishme. Mos i ndani me të tjerët çështjet tuaja personale. Sot do të ndjeni mungesën e partnerit.

Bricjapi
Përpiquni t’i zgjidhni konfliktet, per te qene të qetë. Fëmijët do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë me arritjet e tyre. Mund t’ju prishen planet, pasi ka gjasa t’ju vijë një mik që nuk e prisnit.

Ujori
Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat. Shmangni personat që përpiqen të prishin gjendjen tuaj pozitive. Ka gjasa të tensionoheni për shkak të një debati në shtëpi.

Peshqit
Mund të përfshiheni nga disa mendime romantike, të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni mjaft mirë. Përpiquni t’i përfundoni vetë punët tuaja, pa ndihmën e të tjerëve./bw

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet