Greqi, policia “në këmbë” për shqiptarin, vrau barbarisht dy të moshuarit

Aktualitet
Greqi, policia “në këmbë” për shqiptarin, vrau

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga policia grekeme akuzën se ka vrarë dy të moshuar në ishullin e Kretës në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se viktimat janë një çifti të moshuarish 82-vjeç dhe 79 vjeç, të cilët u gjetën të pajetë në 2 banesa të ndryshme.

Gruaja 79-vjeçare eshte gjetur fillimisht në banesën e saj në zonën e Pasakaki të Chania pas shqetësimit të vajzës së saj e cila tha se nuk e ëma nuk i hapte telefonin.

Viktima ishte pa shenja jete, ndersa sipas hetimit të policisë, një person e kishte mbytur atë me shami.

Me pas në një shtëpi tjetër shumë pranë banesës së gruas, u gjet dhe bashkëshorti i saj 82-vjeçar, trupi i të cilit u gjet në një valixhe.

Autoritette greke vijojnë kërkimet për kapjen e shqiptarit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

ME TE LEXUARAT