Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gazetari publikon mesazhet me Emanuela Dacin në kampin Al-Hol: Jam robëreshë e Allahut!

Gazetari Julian Kasapi ka publikuar një bisedë në aplikacionin “Whatsap”, që ka bërë me Emanuela Dacin, gruan e të vrarit në Siri, Almir Daci.

Kasapi, i ftuar në “Opinion”, tha se Emanuela e quan veten robëreshë të Allahut.

Ai shtoi se të gjithë shqiptarët janë të tmerruar nga kurdët dhe duan të ikin prej aty, por kanë frikë ta thonë.
Edhe për Eva Dumanin, gazetari Julian Kasapi tha të njëjtën gjë.

“Eva është mjaft e frikësuar, është e frikësuar nga ushtarët kurdë.

Eva Dumani ishte vajza që më ka dalë mua dhe më ka çuar tek shqiptarët. Gjithë shqiptarët janë të frikësuar nga ushtarët kurdë.

Mua më doli fyti atje duke thirrur…ore a ka shqiptarë këtu…a ka shqiptarë…,”– tha Kasapi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet