Emri/ Ishte dëbuar nga Anglia disa herë, shqiptari kapet duke trafikuar drogë

Aktualitet
Emri/ Ishte dëbuar nga Anglia disa herë, shqiptari kapet duke

Shqiptari Xhenson Duka, i cili ishte dëbuar në mënyrë të përsëritur nga Britania e Madhe, duke qenë se qëndronte në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe u gjet në Maidstone duke trafikuar drogë.

Duka u pa në një makinë dhe u ndoq në rrugën Milton, jashtë Tonbridge Road, ku u ndalua nga oficerët. Ndërkohë sipas medive të huaja policia zbuloi kokainë me vlerë deri në 10,300 £ dhe kanabis.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave të huaja, prokurori Bridget Todd i tha Gjykatës se në kohën e arrestimit të tij më 24 shtator të këtij viti shqiptari ishte me “kusht për emigracionin”.

Mësohet se Duka, ka pranuar para Gjykatës se ishte marrë me trafikim të lëndës narkotike, ndërkohë kjo e fundit ka vendour që shqiptari të qëndrojë në burg për 40 muaj ndërsa paratë t’i konfiskohen.

ME TE LEXUARAT