Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dy milionë dollarë dëm me puset e naftës, arrestohet ish-drejtori i OST-së

Ish-drejtori i OST-së, Klodian Gradeci i shpallur në kërkim si pjesë e e grupit të zyrtarëve të AKBN-së në skemën e mashtrimit të puseve të naftës është arrestuar nga policia.

Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në Rinas teksa ishte kthyer nga Turqia. Pjesë e skemës së mashtrimit kanë qenë zyrtarë të AKBN-së si dhe dy biznesmenë.

Hetimet për zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë nisur pas kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm te “Albpetrol”.

Pas hetimeve ka rezultuar se “Phoenix Petroleum” e cila është në pronësi të Isuf Berberit, i shpallur në kërkim, dhe Naim Kasa, me marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”- njofton policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet