Droga i bën subjekte të OFL, iu dërgohen formularët 4 të dënuarve nga Përmeti e Gjirokastra

Aktualitet
Droga i bën subjekte të OFL, iu dërgohen formularët 4

Operacioni Forca e Ligjit vijon pa ndërprerë në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Niko Qëndri, Çimi (Ndriçim) Ibrahimi, Avdul Avduli, Ermal Ndreu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Niko Qëndri, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Çimi (Ndriçim) Ibrahimi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Avdul Avduli, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Ermal Ndreu, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

ME TE LEXUARAT