Dhunoi dhe kanosi me thikë familjarët, arrestohet 21-vjeçari në Kurbin

Aktualitet
Dhunoi dhe kanosi me thikë familjarët, arrestohet 21-vjeçari

Kurbin- Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit në një familje. Si pasojë e kësaj ngjarje një 21-vjeçar është arrestuar.

Sipas policisë 21-vjeçari A. L. po ushtronte dhunë mbi familjarët dhe po i kanoste ata me thikë. 21-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për shoqërim, por i ka kundërshtuar ata dhe ka shkatërruar orenditë shtëpiake.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë mbi familjarët dhe i kanosi ata me thikë, vihet në pranga 21-vjeçari. I riu ka kundërshtuar edhe punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.

Shërbimet e Policisë Kurbin dhe forca e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, pasi kanë marrë njoftimin se në Laç, një person po ushtronte dhunë mbi familjarët dhe po i kanoste ata me thikë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda.

Falë ndërhyrjes profesionale nga specialistët për Hetimin e Krimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 21 vjeç, banues në Kurbin dhe sekuestrimi i thikës me të cilën ai kanoste familjarët.

21-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për shoqërim, por i ka kundërshtuar ata dhe ka shkatërruar orenditë shtëpiake.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Dhuna në familje “,”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “,”Kundërshtimi i punonjësit të Policisë ” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

ME TE LEXUARAT