Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor sot në Kuvend, shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve

Kuvendi pavarësisht thirrjeve nga BE nuk humbet kohë dhe sot në 12:00 shqyrton në Komisionin e Ligjeve dekretin e Presidentit Meta për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Pikërisht, Meta iu drejtua me një kërkesë për opinion Komisionit të Venecias për ndyshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara pa konsensus më 5 tetor në Kuvend, teksa më 22 tetor Meta e ktheu me dekret.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi si dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega bashkëm e Andrei Kovaçev të PPE i kanë bërë thirrje Ramës e Kuvendit që të presë opinionin e ‘Venecias’.

Nga ana tjetër Rama me një mesazh të prerë ka deklaruar se Kuvendi nuk do të humbë kohë dhe të enjten voton dekretin e Metës. Sot ose nesër Komisioni i Ligjeve pritet të votojë këtë dekret paraprakisht për ta dërguar më pas për seancën e së enjtes që merr vendimin përfundimtar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet