Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

COVID-19 ‘troket’ në dyert e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, pezullohet puna

Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë është mbyllur ditën e sotme.

Mbyllja e institucionit ka ardhur për shkak se disa punonjës janë infektuar me kroonavirus.

Mësohet se puna në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, nuk do të nis deri më 30 tetor.

Njoftimi i plotë

Kёshilli i Gjykatёs Administrative tё Apelit, nё mbledhjen e zhvilluar nё datёn 27 Tetor 2020, nё kushtet kur rezulton se disa prej punonjësve të administratës gjyqësore kanë shfaqur simptoma të infektimit nga COVID 19 dhe po trajtohen nga ana mjeksore për këtë infeksion, në funksion tё reduktimit të transmetimit të infeksionit midis punonjësve apo dhe përdoruesve të gjykatës dhe sigurimit të zbatimit me rigorozitet të protokolleve të përcaktuara për situatën COVID 19, për t’i siguruar punonjësve standartin e nevojshëm në punë dhe sigurinë për shëndetin e tyre, me vendimin nr.6 datë 27.10.2020 vendosi:

Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën Administrative të Apelit.

Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria gjyqësore që lidhet me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari relator, si dhe shërbimet gjyqësore e administrative të ngutshme moskryerja e të cilave passjell humbje të afateve të parashikuara në ligj.

Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, do të jetë deri në datën 30.10.2020.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet