Brenda kampit të Al-Hol në Siri, Antiterrori operacion në kërkim të fëmijëve shqiptarë

Aktualitet
Brenda kampit të Al-Hol në Siri, Antiterrori operacion në

Pamjet që shihni vijnë nga brenda kampit Al-Hol në Siri, ku janë të strehuar disa shqiptarë, mes tyre dhe fëmijë. Forcat e Antiterrorit, kanë publikuar sot pamjet nga operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve në këtë kamp, nga ku fatmirësisht u morën 4 fëmijë dhe një grua dhe u dërguan në atdhe.

Mësohet se operacioni në fjalë u zhvillua teksa trupat kurdë ndërronin turnin. Në pamje shihen vendbanimet e shqiptarëve, të cilët jetojnë në kushte tejet të vështira brenda këtij kampi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në video shfaqen pamje të trishta, rroba fëmijësh të nderura në tel, pellgje dhe depozita me ujë e çadra të vendosura në mes të shkretëtirës, ndërsa shihet teksa forcat Antiterror janë në aksion për gjetjen e shqiptarëve.

VIDEO

ME TE LEXUARAT