BKH mbyll fazën e katërt për përzgjedhjen e 60 hetuesve të FBI-së Shqiptare!

Aktualitet
BKH mbyll fazën e katërt për përzgjedhjen e 60 hetuesve

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit ka përmbyllur fazën e katër për 103 kandidatëve që konsistonte në shkrimin e një eseje.

Pas kësaj faze, kandidatët do t'i nënshtrohen intervistës, poligrafit (makina e së vërtetës) dhe më pas vettingut, vlerësimit të kontrollit të pasurisë së tyre, si edhe të familjet.

Rezultatet e makinës së vërtetës do t'i komunikohen një e nga një kandidatëve. Megjithatë, kush nuk kalon Vettingun, edhe pse ka kaluar testin në makinën e së vërtetës, do të skualifikohet.

Nga 103 kandidatë do të zgjidhej 60 që do të bëhen pjesë e FBI-së Shqiptare.

Zgjedhja e 60 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit do t'i hapë rrugë përzgjedhjes së zv.drejtuesit të këtij Institucioni, kjo sepse sipas ligjit, zëvendësi do të zgjidhet mes tyre.

ME TE LEXUARAT