Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Berisha denoncon Policinë e Shtetit: Ka ndjekur fansat dhe komentuesit e JOQ

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e sotme vëzhgimin nga ana e policisë të portalit JOQ.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri shprehet se Rama e ka shndërruar policinë në polici politike.

Ai shton se policia ka vëzhguar dhe ndjekur të gjithë fansat dhe komentuesit e portalit JOQ.

“Edvin Kristaq Xhelati ka shnderruar narkopolicine e tij ne polici politike!

Ai ka survjeuar, ka identifikuar dhe ndjekur te gjithe fansat dhe komentuesit e portalit te mirenjohur JOQ, te cilin ai e bllokoi ne menyre antikushtetuese.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal stalinist te Edvin Kristaq Xhelatit, me te cilin ai rikthen praktikat policesike te luftes kunder fjales se lire.

Bastard i te atit te tij mizor qe firmosi varjen ne litar te poetit disident Havzi Nela, Edvini perdor sot narkoinstitucionet e per te survejuar e çensuruar ate.

Ju bej thirrje organizatave nderkombetare te lirise se mediave te ndeshkojne kete Xhelat te fjales se lire.

Ketu me poshte keni kroniken dhe dokumentat zyrtare te ketij akti te shemtuar te Edvin Kristaq Xhelatit.”-shkruan Berisha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet