Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha: Tom Doshi është kryemafia e ilaçeve në Shqipëri, MSH do jetë shënjestër e parë e Antikorrupsionit në themel

Kreu i PD, Lulzim Basha ka akuzuar deputetin e mazhorancës, Tom Doshin se është kryemafiozi i ilaçeve në Shqipëri.

Basha thotë se politika shëndetësore e qeverisë aktuale rrotullohet e gjitha drejt Doshit dhe se ai është strumbullari i ilaçeve, me një duzinë mbrapa tij.

Lideri opozitar garanton se me planin e PD për shëndetësinë shqiptarët nuk do marrin më ilaçe të skaduara teksa Ministria e Shëndetësisë do të jetë në themel e shënjestruar nga Struktura Anti-Korrupsion që Basha e ka premtuar se do e realizojë në qeveri.

”Pse nuk e dini ju kush është në krye të mafies së ilaçeve? Tom Doshi është kryemafia e ilaçeve. E gjithë politika shëndetësore vërtitet drejt tij.

Strumbullari është Tom Doshi. Nuk është i vetëm. Ka dhe një duzinë të tjerë, por atyre nuk ua di emrat. E sigurtë që me planin tonë për shëndetësinë s’do ketë asnjë hapësirë për mafien e ilaçeve. S’do pinë më shqiptarët ilaçe që nuk janë ilaçe.

Ministria e Shëndetësisë do jetë një ndër shënjestrat e para nga Antikorrupsionit me themel. Qeveria më e babëzitur që i zhvati paratë e shqiptarëve në kohë pandemie dhe dënoi me vdekje deri më sot shqiptarë për shkak të korrupsionit e babëzisë. ”-tha Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet