Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Apeli i dytë i Varhelyi, Basha: Europa po i thotë mos kalo Kodin Zgjedhor se nuk të hap negociatat

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar apelin e dytë të komisionerit të BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi duke e cilësuar Edi Ramën si armik të popullit.

Basha shton se Ramës Europa po i thotë qartë ‘Mos i kalo ndryshimet në Kodin Zgjedhor se nuk të hap negociatat, nuk të pranoj në tavolinë”.

Për Bashën, Rama po i del kundër Europës pasi i ka hyrë tmerri nga zgjedhjet dhe po del kundër interesit kombëtar.

”Armik i populli shqiptar. Europa i thotë mos e kalo se nuk të hap negociatat, nuk të pranoj në tavolinë, kur do të shkelësh standardet e zgjedhjeve. Por tmerri e ka shtyrë që të dalë kundër interesit kombëtar.
Prej tmerrit që ka po sakrifikon edhe njëherë interesin e shqiptarëve. Nuk është hera e parë. Këtë ka bërë. Kur ishim gati për NATO, bënte demonstrata. Kur do hiqnim vizat, shkruante letra në Kuvend.
Tani që kushti i vetëm është zgjedhje të lira e të ndershme për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare, po i mbyll shqiptarëve derën e Europës. Njësoj si me pandeminë, dhe me integrimin europian.”- tha Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet