Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Administratorja e inceneratorit të Elbasanit i përgjigjet Bashës: Po më ushtron presion

Administratorja e inceneratorit të Elbasanit, Stela Gugallja ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se është kërcënuar nga mafia e plehrave.

Në reagimin zyrtar, ajo thotë që nuk është kërcënuar apo shantazhuar nga askush.

“U njoha sot me deklaratën e radhës së zotit Lulëzim Basha, sipas të cilës jam vënë nën presion nga mafia e plehrave.

Në respekt të familjes time dhe opinionit publik sqaroj se, nuk jam dhe nuk ndihem për asnjë moment e kërcënuar apo e shantazhuar nga askush.

Në jetën e biznesit dhe jashtë saj nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme që të më bëjë objekt shantazhi apo kërcënimi.

“I vetmi që më ka vënë nën presion dhe më shantazhon është zoti Lulëzim Basha dhe njerëz rreth tij.

Prej kohësh jam vënë nën sulme politike nga Partia Demokratike, në të cilën unë dhe familja ime kemi aderuar si anëtarë që në lindjen e saj, duke e mbeshtetur prej viteve 90.

Meqënëse emri im është bërë publik dhe lidhet me kompaninë “Albtek-Energy” shpk ku unë jam ortake e vetme dhe administratore e shoqërisë sqaroj se, Prokuroria Elbasanit në datë 26.05.2017 ka filluar një hetim penal, për vepra penale si, ”Korrupsion pasiv”, “Korrupsion aktiv”, “Shpërdorim detyre”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Moskryerje të detyrave nga organet tatmore”.

Prokuroria pasi ka zhvilluar hetime rreth 8 muaj, ka konkluduar që në aktivitetin tim dhe të personave të tjerë, si dhe shoqërisë “Albtek-Energy” nuk ka element të veprave penale, për të cilat kishte regjistruar procedimin penal dhe i ka kërkuar Gjykatës Elbasan, pushimin e çështjes.

Gjykata e Rrethit Elbasan me vendimin nr 2609, dt.11.01.2018, ka vendosur të Pushojë çështjen penale ndaj meje dhe disa personave tjerë, pasi ka konstatuar se nuk ka element të asnjë vepre penale.

Bashkëlidhur vendimi i formës së prerë”, shkruan Gugallja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet