Vritet 50-vjecari Ahmet Toska në Fier, FNSH rrethon qytetin
Ahmet Toska, 50-vjeç eshte vrarë mëngjesin e sotëm në Fier rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh”.
Policia tha se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet armë A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”. Ky i fundit është vrarë me armë zjarri.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Forcat e rendit kane ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.