Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrau shokun dhe dogji trupin, jepet vendimi kapital për 22-vjeçarin

Kishin gjashtë muaj që e njihnin njëri-tjetrin. Por, një pazar i bërë në mes të Shkodran Bytyçit dhe Trimor Lalinovcit përfundoi në një vrasje që cilësohet si njëra ndër më të rëndat në Kosovë.

Trimori dyshohet se e vrau, pastaj e dogji kufomën e Shkodranit në mbrëmjen e 8 dhjetorit të vitit të kaluar (2019).

Gati një vit më vonë, Gjykata i dha Burgim të përjetshëm autorit të këtij krimi, Trimor Lalinovcit nga Ferizaj, raporton Express.

“Gjykata ka ardh në përfundim se shqiptimi i dënimit me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit është në përputhje me shkallën e përgjegjësisë penale ndaj të akuzuarit dhe përgjegjësinë Penale.

Gjykata është e indur se dënimi i shpallur do ta arrijë qëllimin e dënimit për parandalimit e të akuzuarit për kryerjen e veprave penale.

Kundër këtij aktykimi palët kanë të drejtë për ankesë”, ka deklaruar gjyqtari i këtij rasti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet