Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e 50-vjeçarit në Fier, Alibeaj: Këmbanë mortore që zgjoi qytetarët

Pas vrasjes së 50-vjeçarit Ahmet Toska, në Fier, në prani të bashkëshortes së tij ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj shkruan në Facebook se krimi mbretëron i pashqetësuar kur jeta e njeriut është zhvlerësuar në vend. Ai shton se krimi ka kapluar këtë vend të qeverisur nga Rama.

Postimi i plotë:

Vrasja e nje qytetari, ne pike te mengjesit, eshte kembana mortore e radhes qe zgjoi qytetaret e Fierit si per t’iu kujtuar se realiteti i krimit eshte ai qe ka kapluar kete vend te qeverisur nga Rama.

Klithmat e tmerrit te bashkeshortes se viktimes jane muzika funebre qe Rama iu ka ofruar shqiptareve prej 7 vitesh!
Ajo eshte klithma qe ka dritheruar prej vitesh nje shoqeri te tere te ngelur ne pasiguri e ne frike. Eshte kerkesa per ndihme ndaj shtetit, qe kurre nuk i erdhi.

E sot, me shume se kurre kur krimi mbreteron i pashqetesuar, kur jeta e njeriut eshte zhvleresuar, kur ne vend te nevojes per pune, siguri, ekonomi, iu shfaqet fytyra e papergjegjshmerise se Rames, ndjejne se dufi i urrejtjes, zemerimit dhe nevojes per tu cliruar eshte zgjidhja e vetme!

25 prilli po afron! Tik-tak, tik-tak…

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet