Vrasja e 50-vjeçarit/ Dëshmitarja: Dëgjova ulërimën e të shoqes, bërtiste “ma vranë, ma vranë”

Aktualitet
Vrasja e 50-vjeçarit/ Dëshmitarja: Dëgjova ulërimën e

Një nga banoret e lagjes Sheq i Madh në Fier rrëfeu detaje sesi ndodhi vrasja e 50-vjeçarit Ahmet Toska. Dëshmitarja tregoi se në fillim kishte dyshuar se zhurmën e kishin bërë shashkat. Sipas saj, ndaj Toskës u qëllua tri herë dhe më pas u dëgjuan ulërimat e të shoqes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dëgjuam krismat, ishim në gjumë faktikisht. Krismat, tre herë ka goditur, mu bë fillimisht si nga këto shashkat. Dola aty sepse u trembën fëmijët, mu duk si zë qensh se po ulërinte e shoqja, dola menjëherë këtu tek porta, sa hapa portën kur ajo i ra të shoqit përsipër. O ma vranë, o ma vranë. Thashë çohu moj motër, ajo që të ndodhi të ndodhi.”

Ajo shtoi se viktima nuk njihej për ndonjë konflikt me dikë.

“Ata ishin pa makinë. Di që autori kaloi nga kjo rrugicë. Nuk i pashë. Viktima me gruan kalonin këtej përditë se çonte të shoqen në punë. Ai ishte djalë shumë i mirë, edhe e shoqja, si familje. Ne që i kemi këtu, që kalojnë përditë, çonte të shoqen në punë nuk kemi dëgjuar sikur një diçka më të vogël. Po t’i flisje të fliste, po mos t’i flisje nuk të fliste.”

Ahmet Toska u ekzekutua në sy të gruas së tij sapo doli nga banesa.

ME TE LEXUARAT